Nderohen të rënët e 21 korrikut në Rahovec
Autori: Gazeta inFokus
13:45 | 21 Korrik 2017
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtor, familjar dhe bashkëluftëtar të dëshmorëve, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 19’t vjetorit të “Epopesë së Rahovecit”, sot ka bërë homazhe, nderime dhe kanë vendosur buqeta me lule në varrezat, shtatoret, bustet, pllakës përkujtimore në qytetin e Rahovecit.
Një fjalë rasti tek vendi i quajtur “Maja e Shkodranit”, ka mbajtur kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili më këtë rast ka potencuar se po përkujtojnë veprën e dëshmorëve që pikërisht në këtë vend, më datën e sotme të vitit 1998, bënë një heroizëm të vërtetë.
“Të gjithë bashkëluftëtaret e tyre, por edhe të tjerët kanë dëgjuar se Mizairi me shokët e tij ka qëndruar deri sa kanë dhënë jetën e tyre pikërisht në këtë vend. Korriku i vitit 98’t, për qytetin e Rahovecit dhe Komunën e Rahovecit ishte një muaj shumë i rënd, ishte muaj ku patëm humbje të mëdha në civil por edhe në ushtar, dhe nuk duhet harruar se në këtë betejë ranë Dëshmor figurat me të ndritura të luftës së UÇK’s”.
Homazhe, nderime dhe vendosja e buqetave me lule është bërë në: Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Rahovecit, shtatoret e Heronjve Selajdin Mullabazi-Mici, Xhelal Hajda-Toni, pllaka përkujtimore në qytetin e Rahovecit, busti i Heroit Mensur Zyberaj, Teqja e Madhe, tek vendi i quajtur “Bazeni” në rrugën e UÇK’s, tek pompa e derivateve “Teuta” në dalje të qytetit të Rahovecit rrugës për Malishevë dhe tek “Maja e Shkodranit.

T� tjera
-
“QIKA” realizon aksion simbolik para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...





























