Sport

Nderohen Majlinda Kelmendi e Driton Kuka

Autori: Gazeta inFokus 22:16 | 28 November 2019

Kampionia olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, dhe trajneri i saj, Driton Kuka, të enjten janë nderuar me titullin “Ambasador i Vullnetit të Mirë të Kosovës”.

Këtë titull Kelmendit e Kukës ua ka ndarë Behgjet Pacolli, ministër në largim i Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, shkruan Koha Ditore.

“Jemi krenarë që edhe zyrtarisht jemi ambasadorë të vendit tonë në mbarë botën”, ka shkruar trajneri Kuka.

-Advertisement-

“Puna e trajnerit të xhudos, Driton Kuka, dhe e kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, që kanë bërë për imazhin e Kosovës, është e paarritshme nga të tjerët. Për këtë kontribut sot në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, i nderova të dy me titullin ‘Ambasador i Vullnetit të Mirë të Kosovës’. Titulli që iu dha Kukës dhe Kelmendit duhet të inkurajojë të gjithë sportistët kosovarë, të cilët duhet ta konsiderojnë rrugën e tyre si një mundësi të promovimit të vlerave të sportit, kulturës dhe trashëgimisë tonë”, ka shkruar Pacolli.

Majlinda është bindshëm sportistja më e suksesshme në vend. Pos medaljes së artë olimpike ka plot tituj e medalje botërore e evropiane. Ndërkohë, prej duarve të Kukës kanë dalë e po dalin sportistët bindshëm më të suksesshëm në vend.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera