Ndërmjet polemos-it dhe logos-it
Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 07 April 2023
“πόλεμος πάντων μὲν πατήρ ἐστι, πάντων δὲ βασιλεύς, καὶ τοὺς μὲν θεοὺς ἔδειξε τοὺς δὲ ἀνθρώπους, τοῦς μὲν δούλους ἐποίησε τοὺς δὲ ἐλευθέρους”. (War is father of all and king of all; and some he has shown as gods, others men; some he has made slaves, others free). Ky fragment i Herakalit-it, ka mbetur një nga fragmentet më të spikatura jo vetëm në filozofinë e tij, por në përgjithësi në këtë disiplinë, këtu e 2500 vjet më parë.
Ai na tregon se si lufta është babai i të gjitha gjërave. Ajo disa i shfaq si perëndi, disa si njerëz, kurse disa të lirë e disa si skllevër. Martin Heidegger-i në veprën e tij “Einführung in die Metaphysik” konstaton, se megjithatë nocioni polemos (πόλεμος) nuk e ka kuptimin e luftës në sensin se zakonshëm të fjalës. Sipas tij, më tepër ky term e ka kuptimin e konfrontimit apo mosmarrëveshjes (Confrontation, strife). Dhe polemos-i është ai parim që ua mundëson gjërave të dalin në sipërfaqe, të shfaqen dhe mirëmban prezencën e tyre. Por po ashtu, ky proces e mundëson që ato të shfaqen të ndara në kundërthënie, duke e lejuar pozitën, statutin, renditjen etj etj (In con-frontation, world comes to be) Pra ky princip dominion para çdo gjëje qoftë hyjnore apo njerëzore. Madje, për ta kapur më qartë kuptimin autentik të kësaj sentence të “errët” filozofike, mendimtari gjerman, duke i shfrytëzuar thesaret e gjuhës gjermane, e përdor një “emër foljor” “Das Walten” (hold sway)
Në këtë kontekst, polemos-i (πόλεμος ), beteja, lufta, konfrontimi, është një luftë nga e cila lindin gjërat dhe që dalin si të tilla ashtu si janë. Falë saj projektohet dhe zhvillohet e “padëgjuara, e pa thëna dhe e pamenduara”. Po ashtu ajo mirëmbahet nga krijuesit, nga poetët, shtetarët, mendimtarët, etj etj. Pa forcën e saj çdo gjë kthehet në hiç (Das Nichts). Gjërat pushojnë së qeni kur nuk vepron ky parim.
Mirëpo, çdo polemos që nuk e dëgjon logos-in është i destinuar të përfundoj në shkapërderdhje, shthurje, dështim dhe shkatërrim. Dhe kjo është një arsyje tjetër që Heraklit-i na ftonte ta dëgjojmë zërin e logos-it. Këtë të fundit nuk duhet ta kuptojmë thjesht si logjikë, apo fjalë. Por si diçka që i përbashkon qeniet në përbashkësinë e tyre edhe pse ato “luftojnë (strife) në konfrontim me njëra tjetrën”.
Kurse refuzimi apo pamundësia më mirë të themi për ta dëgjuar logosin e karakterizon jetën e përbërë nga teket dhe kapriçiot e “idia phronesis” pra ajo mënyrë e sjelljes që kalon nga njëra anë në tjetrën duke besuar se çdo herë e posedon të vërtetën. Çdo tension që krijohet nga këto shtytje të fundit mbart pasoja fatale, për dallim nga logosi që e unifikon atë që konfrontohet.
Kurse paaftësia e politikës për ta dëgjuar logos-in prodhon mbase situata kaotike. Sepse sipas këtij mendimtari, “qenia (eon) në esencën e saj është “xunon”, Dhe këtu duhet të kemi parasysh se ky “xunon” e formon nomosin e polisit, pra është kompozimi i tij i brendshëm, diçka nga del uniteti i unifikuar i asaj që përpiqet në konfrontim. Pra edhe në këtë rast forca e kësaj kategorie është ajo çka e i bënë bashkë në përbashkësinë e tyre gjërat (what gathers everything together in itself and holds it together)
Ky proces nuk mund të kuptohet pa logos-in. Kurse dështimi për ta kapur atë nuk është i rastësishëm, ngase për Heraklit-in “vetëm mendimtarët dhe poetët” janë në gjendje ta dëgjojnë logos-in e duhur të gjërave. Kurse ata që nuk janë në gjendje ta kapin atë nuk janë në gjendje “as të dëgjojnë as të flasin” (are able neither to hear nor to say). Këtu eshte fjala vetem po logosin si legein në kuptimin filozofik të fjalës. E të tillët sillen në orbitën e tekave të tyre. Ata e pranojnë çdo gjë si valide që u shërben atyre, i miklon, si dhe u duket e njohur. Me këtë rast, filozofi nga Efesi, e ka një fragment metaforik për këtë kategori “for dogs also bark at evryone they do not know” (κύνες γὰρ καὶ βαΰζουσινὃν, ἂν μὴ γινώσκωσι).
Shkruan: Afrim Kasolli
Të tjera
-
Krasniqi: VV-ja sulmon bizneset e mëdha, pasi ato duhet të merren vetëm me gjëra të vogla
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus ka bërë një përmbledhje se çfarë ka tregu...
-
“Krerët e prokurorisë kanë vdekur për së gjalli” – Kurti eskalon me sulmin ndaj Prokurorisë
Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kërkuar ...
-
77 i PDK-së në Vajnikë: Emocionet çdo ditë e më të forta nga mbështetja kaq e madhe
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës me numër 77...
-
“E ka trashë zanin – tash po i jep zor – me i thanë HE çka ki? Unë foli mos me i lanë këta budallët e mi… – Valon Syla imiton Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar zhvillimet e fundit në KPM. Syla thotë s...
-
Policia bastisje në veri, gjen granata dore e municion – arrestohet një person
Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë g...
-
Haradinaj nga SHBA: Vitomirica dhe Rogova, shembull i mbështetjes për Kosovën Fituese
Lideri i koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30 dhe Lista Ideal, Ramush Hara...
-
Shkëlqim Devolli me kongresistë dhe ekipin e ngushtë të Presidentit Trump, në përgatitjet ceremoniale
Sipërmarrësi i njohur kosovar, Shkëlqim Devolli, po qëndron në Shtetet e Bash...
-
Dervishaj në udhëtim me rininë: Takim i paharrueshëm, diskutuam për 77 probleme e 77 zgjidhje për ta
Kandidati për deputet me numër 77 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës,...
-
Genc Prelvukaj për herë të parë tregon rrëfimin interesant se si Hashim Thaçi e ftoi në PDK
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Genc Prelvukaj ka fol...
-
Arrestohet i dyshuari për vjedhjen e BMW X-5 në Kaçanik, e shiti jashtë vendit
Policia e Kosovës ka njoftuar se më datë 23.10.2024, rreth orës 21:10, në sta...
-
Lista- Cilat vende kanë ndaluar përdorimin e TikTok dhe pse?
Gjykata e Lartë e SHBA-së la në fuqi këtë të premte ligjin që do të ndalojë a...
-
Bedri Hamza në Istog: Për studente dhe studentë, 25 milionë euro çdo vit bursa studentore
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim me qyt...