Lajme

Ndërmarrjet publike me pagat më të mëdha, administrata me 40 % rritje për 6 vjet

Autori: Gazeta inFokus 07:28 | 09 September 2019

Edhe pse ndërmarrjet publike të Kosovës vazhdimisht raportohet se përballen me probleme të mëdha financiare, ndërsa për disa problemet shkojnë deri te rreziku nga falimentimi, të punësuarit në këto ndërmarrje mbeten në majën e listës së pagave më të larta në Kosovë.

Kështu së paku del bazuar në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) rreth nivelit të pagave në Kosovë për periudhën 2012-2018.

Sipas këtij publikimi, niveli i pagave më të larta në Kosovë ishte te sektori i ndërmarrjeve publike, derisa me paga më të ulëta ishte sektori privat.

-Advertisement-

“Paga mesatare bruto në sektorin e Ndërmarrjeve Publike në vitin 2012 ishte 518 euro, derisa në vitin 2018 ishte 699 euro, që është një rritje prej 181 eurosh ose 34.9%. Ndërkaq, paga neto nga 465 euro, sa ishte në vitin 2012, u rrit në 620 euro në vitin 2018, një rritje prej 155 eurosh ose 33.3%”, thuhet në njoftimin për media të ASK-së, publikuar të premten.

Ky publikim përmban të dhëna për pagën mesatare bruto dhe neto sipas sektorëve dhe aktiviteteve ekonomike në Sektorin Publik (Administrata), Sektorin Privat dhe Ndërmarrjet Publike në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera