Lajme

Ndërmarrja “Trepça” paditë një punëtor, thotë se kishte marrë pagë pa punuar

Autori: Gazeta inFokus 16:25 | 24 September 2024

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka dërguar padi për kompensim të dëmit nga një punëtor i cili thuhet se ka përfituar pagë pa punuar.

Në njoftim thuhet se i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë

“Me datën 24.9.2024 Menaxhmenti i Trepça Sh.A. ka dërguar Padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë ndaj kontratës me nr.prot:545 për shkak se i njëjti ka vazhduar të marrë pagë nga Trepça Sh.A., pa punuar, me ç’rast i njëjti ka përfituar pagë të dhënë pa bazë (pasurimi i pa bazë). Andaj, Trepça Sh.A. në pajtim me nenin 194 të LMD-së ka paraqitur këtë padi për kompensimin e dëmit në emër të pasurimit pa bazë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera