Ndërmarrës të rinj i shtohen tregut të punës
Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 13 January 2021
Pas shpërndarjes së pajisjeve për 136 punëkërkues të papunë të riatdhesuar në Kosovë, si përfitues të fazës së parë të Programit të vetëpunësimit, të cilët tash e disa muaj kanë nisur punën në bizneset e tyre, është bërë shpërndarja e pajisjeve për përfituesit e tjerë të fazës së dytë të Programit të vetëpunësimit, të cilët po ashtu këto ditë kanë nisur angazhimin në bizneset e tyre të sapo themeluara.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS)- Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK), në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, nëpërmjet dy fazave të Programit të vetëpunësimit ka përkrahur rreth 200 punëkërkues të papunë, qytetarë të riatdhesuar në Kosovë, në realizimin e ideve të tyre në biznes, respektivisht hapjen e bizneseve të tyre në të gjitha komunat e Kosovës.
Këta ndërmarrës të rinj janë përkrahur që aftësitë e tyre në biznes në profile të ndryshme t’i bëjnë realitet nëpërmjet themelimit të bizneseve personale në profile të ndryshme të kërkuara në tregun e punës.
Duke marrë parasysh edhe problemet ekonomike me të cilat po përballen qytetarët të Kosovës, krahas atyre të botës gati tash e një vit si pasojë e pandemisë COVID-19, MPMS-APRK dhe UNDP-ja gjatë vitit 2020 kishte rritur përkrahjen për punëkërkuesit e papunë në Kosovë, jo vetëm nëpërmjet Programit të vetëpunësimit, por edhe të Subvencionimit të pagës, Trajnimit në punë.
Të tjera
-
Gjendet i vdekur një person në Novobërdë
Nipi ka treguar në polici se gjyshi i tij ka kryer vetëvrasje, shkruan Gazeta...
-
Trupi i Fadil Syleviqit dërgohet për obduksion
Dje ish-zyrtari policor Fadil Syleviqi është gjetur i vdekur në afërsi të Liq...
-
LDK përforcon listën e kandidatëve, Alma Lama do të jetë pjesë e garës për deputet
Një nga politikanet më aktive në skenën tonë, e ambasadoret më të suksesshme ...
-
Covid-19: Anglia mbyll të gjitha udhëtimet nga e hëna
Anglia do të mbyllë të gjitha korridoret e udhëtimit nga e hëna në mëngjes pë...
-
Enver Hoxhaj prezanton aderimin e ri në PDK
Kandidati për kryeminsitër i PDK-së, Enver Hoxhaj ka prezantuar një aderim të...
-
Partitë politike zotohen se do ta respektojnë kuotën gjinore në listat zgjedhore
Ligji për Barazi Gjinore në Kosovë përcakton se 30 për qind e ligjvënësve kos...
-
Kaq është rritur pasuria e Albin Kurtit për një vit
Pasuria e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, është rritur s...
-
Ruzhdi Matoshi i bashkohet AAK-së, do të jetë pjesë e listës
Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, Ruzhdi Matoshi do të jetë kandidat për...
-
Koronavirusi/ Shkon në mbi 2 milionë numri i viktimave në botë
Mbi dy milionë njerëz kanë humbur jetën në botë nga Covid që nga fillimi i pa...
-
Për pesë ditë, Kina ndërton një tjetër spital për pacientët me COVID-19
Kina të shtunën ka përfunduar ndërtimin e spitalit për COVID-19 me 1,500 dhom...
-
Mazreku takohet me Ahmetin, ja për çka diskutuan
Është mbajtur një takim pune mes Agjencisë Kadastrale të Kosovës në dhe Byros...
-
Ramush Tahiri: E turpshme që në përkujtimin e Masakrës së Reçakut, udhëheqësit e Kosovës ishin ndaras e jo bashkë
Politologu Ramush Tahiri, ka reaguar ndaj politikanëve, për vizitat që i kanë...