Lajme

Ndërkombëtarët: S’ka plan për Kosovën, palët të dalin vetë me propozime

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 19 May 2018

Zyrtarë ndërkombëtarë kanë mohuar se dy palëve të përfshira në dialog t’u jetë ofruar ndonjë plan për Kosovën, siç kanë raportuar ditë më parë mediet serbe. Përkundrazi, sipas tyre Kosova dhe Serbia duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të dialogut.

Ndonëse mediet serbe raportuan se BE-ja, SHBA-ja dhe Britania e Madhe ia kanë dorëzuar presidentit serb Aleksandër Vuçiq një plan për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, një gjë të tillë e kanë mohuar akterët e përmendur ndërkombëtarë.

Nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë i kanë thënë gazetës “Zëri” se nuk ka asnjë lloj plani të tillë, i cili u është dorëzuar palëve.

-Advertisement-

Përkundrazi, në përgjigjen e kësaj ambasade thuhet se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, duhet të dalin vetë me propozime konkrete rreth fazës finale të këtij procesi.

Në anën tjetër Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, ka thënë për “Zërin” se është tejet e rëndësishme që Kosova e Serbia ta vazhdojnë punën e tyre drejt përfundimit të dialogut pasi që, sipas saj, përparimi në këtë proces është i lidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e tyre evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera