Lajme

Ndërkombëtarët kërkojnë të vazhdojnë punët në fushën e drejtësisë, pavarësisht rrëzimit të Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 07:27 | 12 May 2017

Ministrive dhe institucioneve të tjera publike u është kërkuar vazhdimi i agjendave të nisura, pavarësisht që të martën është votuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë, e rrjedhimisht është shpërndarë edhe Kuvendi i Kosovës.

Kërkesa ka ardhur të enjten nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe nga shefja e EULEX-it, në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, gjatë një takimi të bordit të përbashkët bashkërendues për sundim të ligjit, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Shefja e Zyrës së BE-së ka bërë thirrje që fokusi të jetë në punët e filluara pasi, siç ka thënë ajo, është në të mirë të qytetarëve.

-Advertisement-

Edhe shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, ka deklaruar se pavarësisht zhvillimeve në vend sundimi i ligjit është i rëndësishëm dhe për këtë nuk duhet të ngecin punët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera