Ndërkombëtarët e zhgënjyer me gjyqësorin, KGJK-ja e mbyllur
Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 25 August 2017
Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar dhe ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë reaguar sot në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket emërimeve nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, si dhe të Kryetarit të Gjykatës Supreme.
Dy ambasadat kanë njoftuar se kanë sugjeruar KGJK-në për përmirësimet që do të mund t’i bëj në procedurat për emërim, në mënyrë që të jenë më të besueshme, shkruan Indeksonline.
Ky reagim vije pas emërimit të Hasan Shalës në krye të Apelit dhe Enver Pecit në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës, për çka kishte reaguar edhe gjyqtarja e Supremes, Valdete Daka, e cila kishte thënë për Indeksonline se me këtë emërim janë bërë disa shkelje.
Ndërsa sot Daka në një prononcim për Indeksonline tha se sot ambasadat e vërtetuan atë që ajo po e thotë vazhdimisht sa i përket emërimeve në sistemin e drejtësisë.
“Ato që thanë ambasadat vetëm sa e kanë vërtetuar atë që unë vazhdimisht po e them, që parimi i meritokracisë nuk është duke u vlerësuar dhe KGJK edhe me vendimin e dytë nuk i ka përmbushur të gjitha kërkesat nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e që është të vlerësohen meritat e secilit kandidat”, theksoi Daka.
Sipas saj, ashtu siç kanë thënë edhe ambasadat, nuk është e mjaftueshme që vetëm të thuhet që i kanë përmbushur kërkesat e Gjykatës Kushtetuese, por edhe që një gjë e tillë të bëhet në praktikë.
“Realisht dhe objektivisht kandidatët duhet të vlerësohen edhe në bazë të vlerësimeve objektive e pastaj të vendoset, por jo në bazë të numrave. Dikush mund t’i siguroj numrat dhe të përzgjidhet, por jo në bazë të vlerësimit. Gjyqësori nuk është politikë e as Kuvend apo parlamenti ku fiton ai që i ka numrat, por në gjyqësor duhet të vlerësohet në bazë të meritave dhe punës së kandidatëve, e jo në bazë të klaneve që veprojnë brenda”, tha tutje Daka.
E pyetur se a do të dërgoj në Kushtetuese këtë rast, ajo tha se nëse ka bazë për një gjë të tillë, natyrisht që do ta bëj.
“Do ta shoh nëse ka bazë për dërgimin në Kushtetuese, por ajo mund të vije në përfundim se ata e kanë edhe vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe mund të thotë që nuk janë përmbushur parimet e meritokracisë në aktgjykim”, përfundoi Daka.
Indeksonline ka tentuar disa herë që të marr edhe mendimin e kreut të KGJK-së, Nehat Idrizi sa i përket zhgënjimit që kanë ambasadat ndaj këtij institucioni, por kontakti me të ishte i pamundur pasi telefoni i tij është i fikur.
Sot gjatë ditës edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, nëpërmjet një deklarate thotë se ka vërejtur se përzgjedhja e kryetarëve të këtyre dy gjykatave nuk u parapri nga një diskutim substancial mbi përshtatshmërinë e kandidatëve për pozitën, përderisa arsyetimit të vendimeve të përzgjedhjes nga ana e Këshillit i mungojnë argumentet bindëse.
Në deklaratën e Zyrës së BE-së, thuhet se Gjykata Kushtetuese, e cila anuloi procesin e mëparshëm të përzgjedhjes, konstatoi se mekanizmi i aplikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës për të nominuar një kandidat për postin e kryetarit të Gjykatës Supreme dhe kryetarit të Gjykatës së Apelit, nuk ka garantuar mjaftueshëm një proces të barabartë, të hapur dhe të bazuar në merita.
Të tjera
-
Vrἀsja e Roan Brahimit, partnerja e tij rrëfen momentet e ekzekutimit
Partnerja e Roan Brahimit, i cili u vra me armë zjarri në Athinë ditë më parë...
-
Gërvalla pas takimit me përfaqësuesit e CSU-së: Kosova i ka përmbushur kushtet për anëtarësim në KiE
Ministrja e punëve të Jashtme, ka takuar delegacionin nga landi i Bavarisë, p...
-
Përurohet pllaka me emrin e Nënë Terezës në SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj zyrtare në Teksas t...
-
Kurti u përgjigjet atyre që e refuzuan për takim: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është i interesuar që të tak...
-
Ramiz Lladrovci nga Gryka e Bunës: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët
Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë...
-
Si tentoi gjykatësi Kryeziu ta joshte praktikanten 22-vjeçare për djalin e tij me blerje çantash
Një 22-vjeçare derisa po zhvillonte praktikën në Gjykatën Themelore në Gjilan...
-
Presidenti i Këshillit Evropian kërkon nga Izraeli të mos ndërmarrë operacione tokësore në Rafah
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka reaguar qeverisë izrael...
-
Përfundon periudha transitore për dinarin
Sot përfundon periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çështjes...
-
Shqipëria pretendon se Rusia ia bombἀrdoi konsullatën në Ukrainë, interesohet për provat
Qeveria shqiptare ka nisur përpjekjet të dokumentojë me prova ligjore, shkatë...
-
SHBA: Izraeli ka gjasë që ka shkelur ligjin ndërkombëtar në Gaza duke përdorur armë amerikane
Administrata e presidentit Joe Biden njoftoi të premten se ishte "e arsyeshme...
-
“Ata dështuan, drejtësia fitoi”, Rama konfirmon pushimin e hetimeve ndaj tre zyrtarëve komunal për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se Prokuroria Themelore në P...
-
Qindra ukrainas detyrohen të ikin nga Kharkivi
Sulmet ruse në veri-lindje të Ukrainës kanë shkaktuar evakuimin e pothuajse 1...