Ndërkohë që po mbahet seanca e jashtëzakonshme, ministri Maqedonci bashkë me ushtarët ushqehet në kazermën e FSK-së
Autori: Gazeta inFokus 14:02 | 14 October 2024
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci iu është bashkuar sot ushtarëve të FSK-së në kazermën “Adem Jashari” ku është ushqyer bashkë me ta.
Kjo vizitë e tij në kazermë duket se ka ardhur pas kritikave të shumta të opozitës në lidhje me problemin e furnizimit me ushqim për ushtarët e FSK-së.
Sot, në Kuvendin e Kosovës po mbahet seancë e jashtëzakonshme ku po diskutohet për gjendjen e ushqimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari para pak ditësh i ka shkruar letër ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në letrën e Jasharit të publikuar thuhet se kuzhinierët e institucioneve të tjera, kanë njoftuar se nga 11 tetori nuk do të shkojnë nëpër kazerma.
Komandanti ka alarmuar për rrezikun e helmimit dhe përhapjes së infeksioneve.
“Të nderuar, Me datën 07.10.2024 ju kam njoftuar lidhur me shqetësimet e shërbimit me ushqim për personelin e FSK dhe kam kërkuar që të merrni të gjitha masat, konform legjislacionit në fuqi, që t’i jepni një zgjidhje çështjes së ushqimit në mënyrë që FSK të vazhdojë realizimin e planifikimeve të saj. Sipas raporteve të fundit (me të cilat jeni edhe ju të njoftuar) në njësitë e FSK-së janë paraqitur shqetësime lidhur me shërbimet me ushqim, konkretisht me kuzhinierë (vonesa të ndryshme dhe ka raste kur nuk paraqiten në punë). Përveç mungesës së personelit të kuzhinave, e që ka ndikim në kualitetin e ushqimit dhe probleme të furnizimit me artikuj ushqimor, kemi edhe probleme sanitare, e kjo e fundit paraqet rrezik në helmimin dhe përhapjen e infeksioneve tek personeli i FSK- së”, thuhet në kërkesën e tij.
Theksojmë se në këto momente, në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seanca e jashtëzakonshme të ftuar nga opozita ku do të diskutohet në lidhje me ushqimin për FSK-në.
Të tjera
-
Egzon Pacolli i LDK-së: Mega skandal, përveç vëllait, Fitore Pacolli ia ndau 100 mijë euro edhe dajës
Sekretari i përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovë...
-
Musliu: Peci e Pacolli bashkëpunëtorë në manipulim, mashtrim e hajni, organet e drejtësisë të veprojnë
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu foli në Frontal në T7 për grantin 100 mij...
-
Petrit Selimi komenton emërimin e Terras si raportues për Kosovën në PE: ‘Trifecta’ interesante estoneze me Kallas dhe Orav
Ish-ambasadori i Kosovës, Petrit Selimi e ka komentuar emërimin e eurodeputet...
-
Jusuf Thaçi rikthehet ta sqarojë të vërtetën për projektin për të cilin LVV-ja po e akuzon Hykmete Bajramin: Ajo e ka denoncuar
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka reaguar në lidhje me platformë...
-
Arrestimet e ish-ushtarëve të UÇK-së, Mickoski: Këdo që s’i ka shkelur ligjet e Maqedonisë e ftoj të vijë të shëtisë në Shkup
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha se kushdo që s’i k...
-
Mbi 9 milionë euro grante për projektin “Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë”
Është nënshkruar një marrëveshje granti me vlerë prej 9 milionë franga (9.6 m...
-
Suedia dhe Finlanda u bëjnë thirrje banorëve të bëhen gati për mundësinë e lựftës
Suedia ka nisur t’iu dërgojë banorëve rreth pesë milionë pamflete, duke iu bë...
-
Arrestohet polici për aksidentin që la një të vdekur
Inspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar një polic nën dyshimin se ka shka...
-
Të martën del para gjykatës, Meta reagon nga burgu
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar lidhur me seancën që do t...
-
Ramush Haradinaj ngushëllon familjen e heroit, Indrit Cara
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëllua...
-
Biden në Amazonë për mbrojtjen e mjedisit
Presidenti Joe Biden filloi një udhëtim me rëndësi historike në Brazil gjatë ...
-
Bajrami i reagon Kelmendit: Pyeteni Jusuf Thaçin dhe Arben Vitinë për projektin e digjitalizimit
Ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami ka replikuar me zëvendësministrin e ...