Ekonomi

Ndërhynë Haradinaj, e kthen në punë kryeshefin që e shkarkoi Fatmir Matoshi (Dokukment)

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 06 November 2019

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duket se ia ka rrëzuar për tokë autoritetin ministrit në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi.

Të mërkurën, ai ka nxjerrë një vendim në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës me të cilin urdhëron të kthehet në punë Kryeshefi i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), Ilir Morina.

Ky i fundit është shkarkuar nga kjo pozitë me 1 tetor të këtij viti.

-Advertisement-

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin, në të cilin Haradinaj urdhëron Ministrinë e Mjedisit të anuloi vendimin për pezullim nga puna të Morinës.

“Anulohet Vendimi për pezullim nga punë i nxjerrë nga Ministri i MMPH-së me numër të protokollit 5873/19 i datës 01.10.2019 për shkak se është në kundërshtim me ligjin nr 06/L-114 për zyrtarët publik, i cili ka hyrë në fuqi me datën 11.09.2019”, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.

Në bazë të këtij vendimi, obligohet Ministria e Mjedisit që të inicioi procedura disiplinore për këtë zyrtarë publik, shkruan Gazeta inFokus.

Ministri në detyrë, Fatmir Matoshi pati thënë se e shkarkoi Morinën për disa arsye e mes tyre për dështim në zbatim të projekteve të Agjencisë që i përkiste.

“Është shkarkuar për shkak të shkeljeve të punës, shkelje të përgjegjësive, neglizhencë në punë, ka dështim në zbatim të projekteve të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ka një rast të hapur në Këshillin për Emërime të larta për sjellje jo korrekte ndaj vartësve të vetë në zyrën e tij, atë rast e kam përcjell para dy muajve në komisionin disiplinor të Këshillit”, pati thënë Matoshi.

Megjithatë, Morina pohoi se u shkarkua nga puna katër ditë para zgjedhjeve për ‘vendime qesharake të pabazuara’.

Ai akuzon politikën, konkretisht Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për ndërhyrje në konkurse të jashtëligjshme dhe duke iu dhënë “projekte kompanive të miqve të tyre”./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera