Rozë

Ndarjet e çifteve të njohura shqiptare që bënë bujë gjatë këtij viti

Autori: Gazeta inFokus 11:49 | 30 December 2021

Edhe ky vit që po lëmë pas është shoqëruar me lidhje dhe ndarje, që janë përfolur jashtëzakonisht shumë në faqet rozë. Krahas karrierës, jeta personale është ajo që ka tërhequr kuriozitetin e fansave për secilin artist.

Mes personazheve publikë që bënë bujë me ndarjen e tyre përmendim Bora Zemanin dhe Donald Veshaj.

Dyshja e famshme i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin prej shumë muajsh por vazhdojnë të përfliten pas hyrjes së Donaldit në Big Brother VIP. Ndër të fundit që ka ndarë rrugët është dhe çifti Cozman-Fjolla. Lidhja e tyre tërhoqi jo pak vëmendjen e mediave për faktin se ishte romanca e parë që reperi bëri publike pas ndarjes së bujshme nga Tuna.

-Advertisement-

Bora Zemani dhe Donald Veshaj

Moderatorja Bora Zemani dhe aktori i humorit, Donald Veshaj nisën të përfliteshin për një ndarje që në Prill. Shkak për këtë thuhej se ishte bërë xhelozia. Me hyrjen e Donaldit brenda shtëpisë së Big Brother, ata shkëmbyen një puthje që dukej si një fillim i ri, por nuk rezultoi kështu.

Aktori i humorit nisi një lidhje me këngëtaren Beatrix Ramosaj, duke hedhur pas historinë me moderatoren. Kjo romancë e re është përfolur shumë për faktin se gjestet e Donaldit ndaj Borës janë parë si një shpresë për ribashkim, por disa javë më parë, ai sqaroi se mes tyre ka marrë fund çdo gjë.

Oriola Marashi dhe Eros Grezda

Në një kohë kur përfliteshin se ishin fejuar, bëri bujë në media lajmi se modelja seksi Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda janë ndarë. Pas shumë kohësh spekulimesh, ishte vetë futbollisti që konfirmoi se ka ndarë rrugët me modelen.

“Për Oriolën kam shumë respekt dhe gjithashtu për familjen e saj. Po, është e vërtetë që ne jemi ndarë dhe nëse ndonjëherë do të jemi bashkë, kjo do të jetë vetëm si shokë”, tha ai në fund të verës duke mos lënë më vend për dyshime.

Mozzik dhe Loredana

Bëjë bujë me ribashkimin e tyre por nuk zgjati shumë. Ndërsa po shijonin suksesin e albumit të përbashkët, No Rich Parents, reperja e famshme shqiptare tha se nuk mund të kenë një marrëdhënie të shëndetshme por ruajnë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre 3 vjeçare.

“Ai më ka dhënë dhuratën më të bukur të jetës sime. Pavarësisht ndarjes, ne arritëm të komunikonim bashkë, të rrisnim Hanën dhe të flisnim me njëri-tjetrin për të gjitha ulje-ngritjet. Kjo është ndoshta gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë.”, tha Loredana.

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin një ndër çiftet më të komentuar në media. Gjatë një interviste, këngëtarja e cila konfirmoi ndarjen nga aktori i humorit, megjithëse nuk dha një arsye konkrete.

“Ka qenë histori shumë e bukur dhe për sa kohë ishte e tillë e ndava me publikun. Vjen një moment gjithçka zbehet dhe nuk ka asnjë arsye konkrete, më besoni. Nuk doja ta thosha nga erdhi si erdhi, por ramë në konsensus.”, tha ajo.

Cozman dhe Fjolla

Të pasmet bombastike të partneres … Kjo është pamja që shoqëron Comzan gjatë pushimeve me zeshkanen seksi.

Ishte lidhja e parë që Cozman bëri publike pas ndarjes nga Tuna. Nga postimet në rrjete sociale, reperi i famshëm zbuloi se zemrën ia kishte rrëmbyer një brune seksi me emrin Fjolla.

Por ndërsa gjërat dukeshin se ishin bërë më serioze, pasi reperi e kishte prezantuar të dashurën dhe me familjen, gjithçka mori fund. Arsyeja që ndau rrugët e dyshes nuk dihet. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera