Lajme

Ndarja nga jeta e Beckenbauer, Rama: Shkëputet një copë e bukur e fëmijërisë, kur futbolli ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 08 January 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të legjendes gjermane Franz Beckenbauer.

Rama theksoi se me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës”.

-Advertisement-

“Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit”, shkroi Rama në rrjetin e tij në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera