Lajme

Ndarja e posteve, BDI-ja humb drejtoritë e mëdha

Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 06 August 2017

Në Qeverinë e Maqedonisë janë finalizuar mbrëmë emrat e fundit për drejtoritë dhe agjencitë e ndara mes partnerëve të koalicionit. Sipas të dhënave, BDI-ja ka humbur drejtoritë e dikurshme të mëdha e madje, edhe në ato të mbetura në nivelin dytësor, nuk ka bërë ndryshime kuadrosh.

Nga ana tjetër, një pjesë e drejtorive i kanë lënë në dorë të LSDM-së dhe një pjesë tjetër në dorë të LR PDSH-së. Siç mëson ALSAT nga burime jo zyrtare, Agon Ferati do të drejtorë Entin për Revizion, Flakron Bexheti do të jetë Avokat i shtetit, Naser Iljazi në drejtorinë për energjetikë ndërsa Krenar Lloga do të jetë drejtor i Fondit të Sigurimit Invalidor dhe Pensional.

Po ashtu, siç mëson ALSAT, në Byronë për Siguri Publike do të vazhdojë të mbetet Besir Deari ndërsa në zëvendës në DBK, Arif Asani. Sot dolën në publik edhe emrat e drejtorëve të rinj të ELEM, Dragan Minovski, ndërsa në MEPSO, Sasho Vasilevski.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera