Ndalohet qarkullimi në të gjithë Malin e Zi, policia me njoftim të rëndësishëm
Autori: Gazeta inFokus 17:12 | 25 November 2020
Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se për shkak të pandemisë, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.
Në njoftim thuhet gjithashtu se nga ky rregull bëjnë përjashtim mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kofi, mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Më tej sqarohet se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër
Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan:
Autoritetet policore malazeze, nëpërmjet një njoftimi zyrtar kanë informuar se me vendim të Komisionit Shtetëror të Menaxhimit të Situatës për COVID-19, duke nisur nga sot, datë 25.11.2020 dhe çdo ditë, deri në një urdhër të dytë, nga ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit të çdo dite do të ketë ndalim të plotë të qarkullimit në të gjithë territorin e Malit të Zi.
Përjashtim nga ky rregull bëjnë mjetet e tonazhit të rëndë që kalojnë në kufi (kamionët), mjetet që udhëtojnë drejt aeroportit, shërbimet e urgjencës dhe mjetet ose shtetasit që kalojnë tranzit në territorin e Malit të Zi.
Sqarojmë se shtetasit shqiptarë mund të kalojnë nëse janë të pajisur me testin serologjik, brenda orarit të përcaktuar 05:00-19:00.
Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
Të tjera
-
“Vjosa Osmani po sillet si një fanse e zjarrtë e Albin Kurtit, e jo si u.d. e presidentit”
Njohësi i çështjeve politike, Fitim Salihu, e ka vlerësuar si tendencë autori...
-
Lahi Brahimajt i bëhet pritje madhështore në Gërqinë dhe Demjan
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ishte mysafir në fs...
-
Isa Mustafa pas adresimit për media të Vjosa Osmanit: Sjellje rebele, nuk e meriton të jetë presidente!
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton të jetë as...
-
Aksident në Prishtinë, një këmbësor pëson lëndime të rënda trupore
Sot rreth orës 17:00 në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë, ka ndodhur a...
-
Lahi Brahimaj merr mbështetje të madhe nga të rinjtë e Deçanit
Gjenerali i UÇK’së njëherit kandidati për deputet nga radhët e AAK’së Lahi Br...
-
Haradinaj viziton Podujevën: Programi i Aleancës ofron zgjidhje të qëndrueshme për kërkesat e qytetarëve dhe bizneset
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot ka...
-
Numër i madh i viktimave dhe rasteve me Covid në Maqedoni
Maqedonia regjistron 11 viktima dhe 347 të infektuar me COVID-19 Maqedonia...
-
Probleme me furnizimin me vaksina, Italia do të rishikojë programin e vaksinimit
Zyrtarët e lartë të shëndetësisë në Itali bënë me dije se do të rishikojnë pr...
-
5 mijë e 383 raste aktive me COVID-19
57 mijë e 317 qytetarë në Kosovë janë infektuar me COVID-19, nga 13 marsi kur...
-
‘Bombardohet’ Ambasada ruse në Facebook pas reagimit ndaj Haradinajt: Mbylleni atë dreq goje ose shporruni nga Shqipëria
Ditë më parë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Hara...
-
Osmani: Ajo që ndodhi dje në KQZ lëndoi procesin, nëse përsëritet do të marr masa
U.d e presidentes, Vjosa Osmani, folur për situatën e fundit të krijuar për c...
-
Hoti: Zgjedhjet janë të lira kur secila fazë e procesit bazohet në ligj e Kushtetutë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, pas vendimit të djeshem të K...