Lajme

Ndalohet një shtetas i Serbisë, dyshohet për falsifikim të dokumenteve

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 14 October 2021

Është ndaluar një shtetas i Serbisë në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”.

Ai ka paraqitur një letërnjoftim të lëshuar nga një shtet i tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e të mërkurës,

“ Gjatë kontrollimit të dokumentacionit tek i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë është gjetur një letërnjoftim i lëshuar nga një shtet tjetër  i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar është sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon  në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e Policisë.

-Advertisement-

Ndërkohë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” të mërkurën është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, pasi ai kishte tentuar të udhëtonte me vizë të falsifikuar në një shtet perëndimor.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera