Lajme

Ndalohet një person për 48 orë, i dyshuar për helmimin e katër personave në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 14:27 | 26 September 2022

Të dielën në mbrëmje, katër persona kanë pranuar tretman mjekësor si pasojë e helmimit nga ushqimi, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje më këtë rast është ndaluar një person për 48 orë, i cili dyshohet për veprën penale  “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

-Advertisement-

“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se, me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, sipas KPRK-së. I dyshuari është nën masën e ndalimit prej 48 orësh, derisa në koordinim me institucionet relevante janë duke u ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të sqarimit të kësaj çështjeje”, ka thënë Ulaj për Infokus.

Ndryshe lajmi ishte konfirmuar edhe nga drejtori drejtori i QKMF-së në Podujevë, Ymer Llugaliu, i cili ka thënë se gjendja e tyre është stabile, por se tashmë ata ndodhen në Klinikën Infektive në Prishtinë.

“Ata kanë kërkuar ndihmë të dielën në mbrëmje rreth orës 21:00. Kanë qenë katër persona të rritur dhe rasti ka kaluar në Kininën Infektive.Ata vetëm janë trajtuar me infuzion pas një ahengu në një restorant”, ka thënë Llugaliu./Gazeta Infokus/

Katër të helmuar pas një ahengu në një restorant të Podujevës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe dy medalje të arta – Viva Fresh, lider në cilësi, produkte dhe shërbime në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera