Ndalohet me ligj aborti në klinika private
Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 27 November 2018
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKU çdo javë paraqiten 3-4 kërkesa për abortet në Kosovë. E përkundër kësaj, shteti i Kosovës nuk ka të dhëna se sa aborte kryhen.
Kështu bëri te ditur gazetarja Leonora Aliu me rastin e publikimit të të gjeturave të hulumtimit “Tregtia me abortet”.
Ajo tha se gjatë hulumtimit ka gjetur se bëhet një lloj tregtie me abortet.
“Prej 40 mjekëve në Klinikën e Gjinekologjisë të gjithë kanë ordinanca private dhe vajzat kanë rastisur në raste kur mjeku u ka thënë të shkojnë në ordinancat private”, tha ajo.
Ajo tregoi se si në disa barnatore, kryesisht në periferi të kryeqytetit, ka blerë 53 copë Citopek, që është shumë i rrezikshëm nëse jepet pa recetë te mjekut.
Kryetari i Shoqatës së Gjinekologëve Shefqet Lulaj, tha se nuk i pëlqen motoja “Tregtia me aborte”, teksa tha se në gjetje ka realitet, por pasqyrohet edhe ana e mirë.
“Aborti lejohet deri në javën e 10 të barrës, normal me kërkesë të gruas. Është fakt se nuk respektohet ajo periudha paraprake për konsultë paraprake. Kjo është neglizhencë e ligjit”, tha ai.
Përpos ndërprerjes të vullnetshme, deri në javën e 10-të Lulaj tha se është e mundshme që shtatzënia të ndërpritet edhe pas javës së 10-të, porse shtoi se duhet të adresohet fillimisht në komision.
Sa i përket mungesës së dokumentacionit, ai tha se Klinika e Gjinekologjisë i ka të gjitha të dhënat. Sipas tij, aborti është rreziku më i madh për trupin e gruas
. Deputetja Teuta Haxhiu u shpreh se është e shqetësuar për shëndetin e atyre vajzave dhe grave që kryejnë aborti n. “Duhet të punohet më shumë që të ketë edukim seksual nëpër shkolla. Nuk janë ligjet që janë të këqija, Kosova nuk vuan në këtë aspekt, por vuan në zbatimin e tyre”, u shpreh ajo
Të tjera
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...
-
Policia në kërkim të dy të dyshuarve për vjedhje në Graçanicë
Policia në Graçanicë me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon ndihmë...
-
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një ndërtesë të re
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është shprehur se Rama: Qendra Kulturore ...
-
Google bllokon mijëra ueb faqe të lajmeve të rreme pro Kinës
Grupi i Inteligjencës për Kërcënime i Google (TAG), në bashkëpunim me firmën ...
-
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
Zhgënjimi për mungesën e ndryshimeve dhe bllokimi i reformave çuan në suksesi...
-
Paralajmërimet saudite për të dyshuarin e sụlmit në treg u injoruan
Taleb al-Abdulmohsen, i dyshuar për sulmin në tregun e Magdeburgut, kisht...
-
Vetaksident në Klinë, vdẹs shoferi
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinë...
-
Gjatë javës së kaluar në rajonin e Ferizajt u raportuar 13 raste të vjedhjeve
Javën e kaluar janë raportuar 13 raste të vjedhjeve: 11 në Ferizaj, 1 në Kaça...
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...