Lajme

Ndalohet kontrabandimi i mallrave në tri raste të ndryshme nga Policia e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:18 | 24 June 2022

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale Kufitare – Veriu në tri raste të ndryshme ka ndaluar tre kamionë të ngarkuar me mallra pa dokumente përcjellëse.

Sipas komunikatës, policia ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse, shkruan Gazeta Infokus.

“Më datë 23.06.2022 rreth orës 16:00 në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e kontrabandës, Policia e Kosovës bazuar në analizën e informacioneve të pranuara, ka ndaluar një kamion me targa të huaja që po lëvizte nga territori i Kosovës në drejtim të Serbisë me vozitës dhe pasagjer meshkuj shtetas të Serbisë, në të cilin kishin të ngarkuar pemë, perime dhe shkrepëse rimbushëse”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Gjithashtu, është bërë e ditur se janë ndaluar edhe dy kamionë njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të huaja të ngarkuara me dru në sasi gjithsej 34m³ të padamkosura dhe pa dokumente përcjellëse.

Ndërkaq, lidhur me rastet për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit janë iniciuar rastet “Kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare apo vijës kufitare & kontrabandim me mallra”.

“Në rastin e parë, automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor në Mitrovicë dhe me vendim të prokurorit lënda trajtohet në procedurë të shpejt dhe të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Ndërsa në dy rastet tjera është njoftuar Agjensioni Pyjor i Kosovës në Mitrovicë për veprimet e mëtutjeshme dhe me vendim të prokurorit rasti trajtohet në procedurë të rregullt dhe të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera