Lajme

Ndalohet ecja buzë lumit të njohur në Kosovë!

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 22 November 2022

Ndalohet qarkullimi për këmbësor përgjatë dy anëve të Shtratit të Lumit Erenik, ka njoftuar Komuna e Junikut.

Në njoftimin e tyre thuhet se “të reshurat e ditës se sotme e kane rritur edhe me shume vëllimin e rrjedhjes se ujit te lumit Erenik duke shkaktuar dëme te konsiderueshëm dhe rrezik për këmbësor përgjatë dy anëve të shtratit të lumit. Prandaj ndalohet përkohësisht qarkullimi këmbësor në të dy anët e shtratit të lumit Erenik”.

Komuna apelon për respektim të vendimit nga shtabi emergjent komunal.

-Advertisement-

Kryetari i Komunës, Ruzhdi Shehu së bashku me shtabin emergjent, policinë, zjarrfikësit dhe kompanitë ndihmëse janë në teren dhe po e përcjellin nga afër gjendjen.

Ju lutem per çdo rast njoftoni në numrin emergjent 112.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera