Lifestyle

Ndalohet blerja e pijeve energjike nga të rinjtë nën moshën 18-vjeç

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 30 August 2018

Nxënësit në shkollat britanike do të ndalohen që të blejnë pije energjike.

Shitja e produkteve që përmbajnë shumë kafeinë tek të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të bëhet e paligjshme.

 

-Advertisement-

 

Masa drastike vjen mes frikës se pija ndihmon në mbipeshë, prishjen e dhëmbëve, sjelljen e keqe dhe problemet e gjumit tek fëmijët.

Iniciativa e qeverisë së Theresa May u përshëndet nga akivistët.

Hulumtimet kanë zbuluar se 2/3 e të rinjve konsumojnë pije energjike dhe 1/4 e fëmijëve nga mosha 6-9 vjeç.

Por një pije energjike 250 ml mund të përmbajë rreth 80 mg kafeinë, aq sa një filxhan i fortë kafeje dhe ekuivalent me pothuajse tre kanaçe të coca-cola.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera