Lajme

Ndalohen përsëri dasmat, fejesat, ahengjet

Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 01 December 2021

Qeveria e Kosovës në masat e reja ka vendosur që përsëri të ndalojë dasmat, fejesat e ahengjet familjare.

Sipas vendimit pavarësisht numrit të personave që marrin pjesë në këto festa, përsëri ato janë të ndaluara.

“33. Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore,  në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në vendim.

-Advertisement-

Këto masa do të hyjnë në fuqi nga data 6 dhjetor./Gazeta Infokus/

VENDIMI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University

Të tjera