Lajme

Ndalja e pagave për grevistët, Tahiri: Qeveri e turpit

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 05 October 2022

Shefi i Grupit Parlamentar  të AAK, Besnik Tahiri, ka reaguar sërish për ndaljen e pagave për grevistët në arsim.

Këtë vendim për mosekzekutimin e pagave ai e ka quajtur skandaloz.

Ai ka thënë se të premten do të ketë interpelancë ku i ftuar është Hekuran Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje sipas tij, edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri.

-Advertisement-

Reagimi i plotë:

E padurueshme! Skandaloze!

Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.

Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri!

Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera