Ndalimi i thëngjillit sfidë – Inspektorati i MMPH-së konfiskoi 20 tonë
Autori: Gazeta inFokus 09:39 | 26 January 2020
Ndalimi i përdorimit të thëngjillit ka shtyrë që kjo lëndë djegëse të shitet në mënyrë ilegale. E për këtë, ka detyruar që të mobilizohen Policia e Kosovës së bashku me Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH).
Këta të fundit, kanë thënë se vitin e kaluar kanë frekuentuar disa pika të shitjes, ku pas verifikimit kanë konfiskuar këto lëndë djegëse.
Bedri Halimi, kryeinspektor në MMPH, ka thënë se inspektimet i kanë bërë me Policinë e Kosovës.
“Inspektorati i Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor së bashku me KPMM-në dhe Policinë e Kosovës ka bërë inspektime të herëpashershme në burim të problemit sidomos në pikat ekspalutuese dhe i është tërheq vërejtja të gjithëve që një gjë e tillë është e ndaluar dhe në rastet kur është hasur dikush duke bërë eksploatime ilegale është dërguar në Gjykatë”.
“Poashtu gjatë vitit 2019, Inspektorati i MMPH-së së bashku me subjektet tjera edhe në pikat e shitjes i ka frekuentuar në një vend të ndryshme të Kosovës, në veçanti të pjesës së Prishtinës dhe përreth dhe ku do që kemi hasur kamionë me thëngjill për të shitur ne i kemi konfiskuar atë”, ka thënë ai.
Halimi ka thënë se gjatë vitit të kaluar kanë arritur t’i konfiskojnë afro 20 tonë me thëngjill.
Madje, Halimi ka paralajmëruar se nëse përsëritet kjo dukuri, do t’iu konfiskohet edhe kamioni dhe do të veprohet konform legjislacionit në fuqi, ku sipas tij gjobat mandatore përfshihen prej 100 deri në 5000 euro, raporton EO.
“Afër 20 tonë gjatë vitit që lamë pas, ndërkohë, gjatë fillimit të këtij viti, vërehet një rënie e intensitetit të personave të caktuar që merren me shitje ilegale të thëngjillit, përshkak se e kanë të qartë se do t’iu konfiskohet. Ndërkaq, iu është bërë me dije se atyre mund t’iu konfiskohet edhe kamionët për herë të dytë nëse hasim në pikat e tregut”.
“Ne kudo që hasim në shitje të thëngjillit, kjo do të thotë se është shitje ilegale dhe aty nuk ka vërejtje, aty ka vetëm konfiskim të thëngjillit, ndërkaq, kur i konfiskohet i merren të dhënat personit të caktuar dhe nëse ai vepron njëjtë, atëherë do të ketë konfiskim të makinerisë”.
“Me vet faktin që kemi bërë konfiskimin, gjoba më e madhe ka qenë vetë konfiskimi por nëse ndodh që të bëhet ripërsëritja e veprës, atëherë do të veprohet konform legjislacionit në fuqi, ti bëhen edhe gjobat mandatore, që përfshihen prej 100 deri në 5000 euro”, ka thënë ai.
Halimi ka thënë se numri i inspektorëve është i kufizuar, ku thotë se në tërë territorin e Kosovës janë vetëm pesë inspektorë të mjedisit për tërë çështjet mjedisore.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...