Ndalimi i mandarinave shqiptare nga BE, Ministria e Bujqësisë: Kemi nisur me masat
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 19 December 2024
Një sasi mandarinash me origjinë nga Shqipëria që synonte tregun europian, është kthyer nga autoritetet europiane, për shkak të një niveli të lartë mbetjesh pesticide, të ndaluara nga vendet e BE.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar lidhur me këtë lajm, duke shkruajtur se ka nisur marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të kthyera mbrapsht.
Po ashtu Ministria bën të ditur se konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier.
Në kuadër të transparencës për publikun Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural njofton konsumatorin vendas se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqim dhe për Ushqim për Kafshë – RASFF ka nisur verifikimet dhe gjurmimin nëpërmjet Drejtorive Rajonale për evidentimin dhe marrjen e masave lidhur me ngarkesat e eksportit të produktit mandarinë të kthyera mbrapsht.
Konkretisht, bëhet fjalë për tre ngarkesa me Mandarina clementine, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier. Dy prej ngarkesave kanë mbërritur në vendin e origjinës.
Njëra prej këtyre ngarkesave është dërguar nga AKU – Pika e Inspektimit Kufitar, në subjektin eksportues dhe ngarkesa është asgjësuar nga fermerët me adresë Fshati Gorican, Bashkia Dimal, Qarku Berat dhe Fshati Mursi, Bashkia Konispol, Qarku Vlorë. Pas gjurmimit dhe marrjes së informacionit shoqërues, sqarojmë se analizimi laboratorik me Nr. 24112916.001, në datën 14.11.2024 me qëllim autokontrollin nga ana e subjektit eksportues është kryer në një laborator në Bari të Italisë. Sipas raport provës produkti ka rezultuar konform në lidhje me nivelin e mbetjes së pesticideve.
Ngarkesa tjetër gjendet aktualisht e bllokuar në subjektin grumbullues të ndodhur në Qarkun e Fierit dhe procedura e asgjësimit të produkteve do të kryhet nga ky Operator i Biznesit Ushqimor në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Tatimeve, Autoritetit Kombëtar të Ushqimit dhe Autoritetin Kombëtar të Mjedisit. Kjo ngarkesë nuk është shoqëruar me një raport laboratorik, pasi nuk është detyrim ligjor për subjektet eksportuese, të cilat e kryejnë këtë proces ne kuadër të vetë kontrollit.
Ngarkesa e tretë e njoftuar me mbetje mbi normë të Produkteve të Mbrojtjes së Bimëve, ende nuk ka mbërritur në Republikën e Shqipërisë. As kjo ngarkesë nuk ka qenë e shoqëruar me një fletë analize.
Lidhur me ngarkesën e parë të përmëndur më sipër, bëjmë me dije se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka marrë menjëherë masa për kundravajtjet administrative në subjektin përkatës që ndodhet në Berat duke gjobitur dhe bllokuar aktivitetin e subjektit për moszbatim të legjislacionit në fuqi. Në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve po mbikqyren dhe merren masa për fermerët, të cilët kanë përdorur produkte për Mbrojtjen e Bimëve të ndaluara në Republikën e Shqipërisë.
Në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave 335, datë 6.6.2018 “Për miratimin e rregullave për regjistrimin, të procedurës dhe kritereve të vlerësimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve” Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural përditëson listat e produkteve të lejuara sipas rekomandimeve të Rregulloreve të Bashkimit Europian. Ky rast, i cili është në kundërshtim me përcaktimet ligjore në fuqi, do të referohet pranë Institucioneve Ligjzbatuese.
Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur grupe pune për analizimin, vlerësimin e situatës mbi koordinimin për ndjekjen e veprimeve proceduriale në secilën hallkë të zbatimit të kontrollit zyrtar të rastit.
Siguria ushqimore është një sfidë e përbashkët, gjejmë rastin të tërheqim vëmendjen e cdo fermri dhe prodhuesi shqiptar të përmbushin detyrimet ligjore, si dhe të respektojnë praktikat e mira të punës në gjithë zinxhirin e prodhimit në fermë duke përdorur vetëm produkte të lejuara, nën mbikqyrjen e profesionistëve dhe respektimin e kohës së karencës, për të garantuar prodhim vendas të sigurt për konsumatorin shqiptar dhe tregjet ndërkombëtare.
Të tjera
-
Janjiq: Të gjithë po ndërgjegjësohen se Serbia nuk ka asnjë ndikim në Kosovë
Dushan Janjiq, drejtor i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, ka koment...
-
Mbledhje e jashtëzakonshme qeverie, Rama thërret ministrat në orët e vona të së enjtes
Mbledhje e jashtëzakonshme është mbajtur në orët e mbrëmjes së kësaj të enjte...
-
Haziri: Kurti nuk mundet me thënë që nuk e njeh mafinë energjetike, e mbron GEN-in serb
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri në emsionin “Click...
-
Sejdiu për rritjen ekonomike: Prezantimi i shifrave nga Kurti komplet të pasakta
Analisti politik Dardan Sejdiu, kritikoi ashpër kryeministrin Albin Kurti, rr...
-
Krasniqi: Hamza edhe dy here të tjera ka premtu rritje të pagave dhe të dyja herët e ka realizu premtimin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, gjatë një in...
-
Buzhala: Në katër vitet e fundit i kemi humbur 200 mijë banorë nën Albin Kurtin
Gazetari Berat Buzhala sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shpr...
-
Kurti: SHBA mike speciale, Ambasadori Hovenier njeri i mrekullueshëm, gjithmonë do të jetë në zemrat tona
Në ambientet e Ambasadës Amerikane në Kosovë është mbajtur një pritje lamtumi...
-
Limaj: Kosova ka qenë në lloç, e kam nxjerrë në asfalt
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në “Politiko” ka lavdëruar pu...
-
Memli Krasniqi: Kemi vizion të qartë dhe projekte konkrete për ta zhvilkuar vendin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ftuar në e...
-
Krasniqi: Bedri Hamza e ka përvojën dhe të gjitha karakteristikat e nevojshme për ta çu Kosovën përpara
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në emision...
-
“Është fals krejt e dinë, qesharak – 500 mijë zemra me kinezë munden me i marrë” – Ardian Gjini për sondazhin e fundit
Ardian Gjini, nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka thënë...
-
Muhaxhiri: Refuzimi i Kurtit për intervistim nga Prokuroria do të dëshmonte hipokrizinë e tij
Analisti politik Artan Muhaxhiri për FrontOnline, ka komentuar refuzimin e Kr...