Lajme

Ndalet ora e famshme astronomike

Autori: Gazeta inFokus 15:49 | 08 January 2018

Ora e famshme astronomike e fillimshekullit XV, një nga monumentet më tërheqëse turistike të Pragës së vjetër u ndal sot për një periudhë gjashtëmujore për restaurim me qëllimin e vetëm për ta ruajtur për brezat e ardhshëm, njoftoi Bashkia.

“Ora e qytetit të vjetër është një nga simbolet e Pragës dhe restaurimi i saj përbën një vendim të rëndësishëm dhe të përgjegjshëm”, bëri të ditur në një deklaratë Jan Wolf, këshilltar i ngarkuar me çështjet e kulturës.

”Aparati do të çmontohet plotësisht në ditët në vijim, më pas do të transportohet në një punishte për restaurim”, sipas tij.

-Advertisement-

E pajisur me një mekanizëm të komplikuar dhe për çudi konciz deri në ditër tona, ora ndodhet mbi fasadën e bashkisë së qyteti të vjetër të Pragës ku tërheq çdo orë turistët me parakalimet e figurinave të dymbëdhjetë dishepujve, në dy dritare të vogla mbi një inklinometër të sofistikuar duke treguar lëvizjet e yjeve mes shenjave të zodiakut.

E konceptuar shumë përpara lindjes së Nikolla Kopernikut, parimi i njësimit, ku rreth tre të katërtat e pjesëve janë krijuar prej tij, ishin projektuar nisur nga hipoteza sipas së cilës Toka do të ishte qendra e Universit.

Një legjendë e vjetër thotë se këshilltarët e Pragës kishin verbuar orëbërësin pas përmbushjes së detyrës së tij, për ta penguar së ndërtuari diku gjetkë një mekanizëm po aq të çmuar.
”Bashkia e kryeqytetit çek aspiron të minimizojë zhgënjimin e 7,0 milionë turistëve që akomodohen çdo vit në hotelet e qytetit duke instaluar një ekran gjigant që do të transmetojë shfaqje të llojeve nga më të ndryshme”, sipas Wolf.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera