Sport

Ndalet Manchester City!

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 31 December 2017

Manchester City është ndalur nga Crystal Palace pas 18 fitoreve radhazi, duke barazuar pa gola 0:0

Skuadra e Manchester City nuk ka arritur më shumë se sa një barazim 0:0 me Crystal Palace, në kuadër të javës së 21 të Premierligës.

Kështu është ndalur ecuria prej 18 fitoreve radhazi, rekord absolut në Angli.

-Advertisement-

Mysafirët nga fillimi e deri në fund dominuan ndeshjen, por vendësit kishin mundësi të fitonin, sikur Milkojevic të shënonte nga pika e bardhë në kohën shtesë.

Pas këtij barazimi, City mbetet në vendin e parë më 59 pikë, 14 më shumë se sa Chelsea në vendin e dytë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera