Lajme

Ndalesat e kosovarëve në kufi, Gërvalla me konferencë për media

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 17 April 2024

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ministrja Donika Gërvalla do të mbajë një konferencë për media, shkruan Gazeta Infokus.

Konferenca do të mbahet me fillim nga ora 18:30 në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në katin zero.

“Ju njoftojmë që sot, me datë 17.04.2024, duke filluar nga ora 18:30 Ministrja Gërvalla do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në objektin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në katin zero”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

-Advertisement-

Ndëkaq, arsyeja e kësaj konference nuk është bërë e ditur mirëpo kujtojmë që mbi 2 mijë qytetarë kanë mbetur të bllokuar në kufirin Kroaci – Serbi, që nga orët e vona të së martës.

Lirimi i autobusët me kosovarë të cilët ishin ndaluar qysh prej mbrëmë rreth orës 23:00 në kufirin Serbi – Kroaci, nga autoritetet serbe, tashmë ka filluar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera