Lajme

Ndalen ndërtimet në Ulqin gjatë verës

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 19 June 2018

Komuna e Ulqinit njofton qytetarët se ka hyrë në fuqi vendimi i cili parasheh ndërprerjen e punimeve në ndërtim gjatë sezonit turistik.

Ky vendim parasheh ndërprerjen e punëve ndërtimore në objekte në tërë teritorin e Komunës së Ulqinit.

Shërbimi i inspeksionit në ditët në vijim do të dalë në terren dhe do bëjë mbikëqyrje për të parë se sa respektohet vendimi.

-Advertisement-

Ndaj secilit subjekt i cili nuk i përmbahet vendimit do të merren masa ndëshkuese respektivisht dënim në të holla./Gazeta Fokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera