Lajme

Ndahet nga jeta zyrtari i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 19 November 2020

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, Halit Buzhala ka ndërruar jetë.

Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook faqja e LDK-së në Komunën e Prizrenit.

Kreu i LDK-së në këtë komunë, Anton Quni e ka quajtur punëtor të palodhshëm  Buzhalën.

-Advertisement-

“Çfarë humbje për të gjithë ne. Çfarë pikëllimi kur ikin njerëzit e mëdhenj, punëtor, të dashur e modest, siç ishte profesori”, shkruhet në njoftim.

Quni ka thënë se do të kujtojnë përherë veprat e mira jetësore të të ndjerit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera