Lajme

Ndahet nga jeta gazetari i njohur shqiptar

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 21 August 2019

Pas ndarjes vdekjes së Fatos Baxhakut, ditën e sotme një tjetër gazetar humbi jetën

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati Maksim Sinemati.

Lajmi për ndarjen nga jeta të gazetarit Sinemati u bë i ditur nga miq dhe kolegë të tij.Maksim Sinemati punoi me përkushtim për rreth 40 vjet në Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), si drejtor i redaksisë së Lajmeve të Jashtme.

-Advertisement-

Ai nuk u shkëput asnjëherë nga gazetaria, veçanërisht nga trajtimi i çështjeve ndërkombëtare, duke dhënë kontributin e tij edhe gjatë viteve që punoi si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Maksimi ishte vëllai i gazetarit të sportit Gëzim Sinemati.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera