Lajme

Ndahet nga jeta foshnja e të aksidentuarës në Viti

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 21 November 2019

Të dielën me 17 nëntor Policia e Kosovës njoftoi për një aksident në Viti në të cilin ishte e përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Gruaja që nga ajo ditë gjendej në QKUK për tretman mjekësor por foshnja e saj nuk e përballoi këtë aksident.

Policia njofton se të enjten me 20 nëntor foshnja e gruas së aksidentuar ndërroi jetë dhe trupi i pajetë është dërguar IML për obduksion.

-Advertisement-

“Lidhur me rastin ku lëndime kishte pësuar një pasagjere femër e cila ishte shtatzënë, raportohet se më 20.11.2019 në QKUK, të njëjtës i ka ndërruar jetë foshnja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë./Gazeta inFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera