Lifestyle

Ndahet nga jeta doktori amerikan që parashikonte ‘pushtim të rremë’ alien

Autori: Gazeta inFokus 10:08 | 25 May 2023

Dr Rashid Buttar ka vdekur para dy ditësh në moshën 57-vjeçare me pretendimet se ishte helmuar, teksa në transmetimet e tij të fundit parashikonte se në tokë po vjen “një pushtim i rreme alien”.

Ish-doktori i ushtrisë amerikane me specializime e kualifikime te shumta, që prej periudhës së Covid konsiderohej ‘konspiracionist’ dhe pretendonte se ishte helmuar disa ditë para vdekjes, ndërsa më herët paralajmëronte për “një pushtim të rremë alien” që do të realizohej së shpejti në tokë.Mediat shkruanin se Dr Rashid Buttar, i cili ishte pjesë e një grupi të njohur si “Dhjetëshja e Dezinformacionit”, vdiq papritur në fundjavë më 20 maj, në moshën 57 vjeçare.

Ai njihej si një udhëheqës i lëvizjes anti-vaksina dhe u bë një figurë e njohur gjatë pandemisë, me pretendime se Kovid ishte një “epidemi e planifikuar dhe e motivuar politikisht.”

-Advertisement-

Teoritë e tij ishin aq të njohura në SHBA si dezinformacion sa qendra dixhitale kundër nxitjes së urrejtjes e rendisnin atë mes 12 njerëzve që kishin gjeneruar rreth 65% të përmbajtjeve anti-vaksina në vitet 2020 deri në 2023.

Gjithsesi ai vdiq disa ditë pasi deklaroi se “i ishte dhënë një helm me përmbajtje 200 herë më të fortë sesa ajo që gjendej te vaksina” kur ishte i shtruar në spital. Ky koment vinte pas atij në rrjetin vendas CNN ku Buttar kishte krahasuar kreun epidemiolog të Shtëpisë së Bardhë, Anthony Fauci me diktatorin nazist Adolf Hitler, shkruan rrjeti britanik Daily Star.

Ndërsa në transmetimin e fundit ai bënte pretendimin e pabesueshëm se një pushtim alien do të njoftohej në tokë – por vetëm se do të ishte një ‘lajmërim i rremë’, në një ngjarje të inskenuar nga vetë qeveritë.

Në transmetimin e tij të 17 majit, Buttar dukej i tretur në fytyrë dhe thuajse pa flokë, teksa deklaronte në ekran: “Nëse e shikojmë të gjithë këtë historinë …me Covid, kjo ishte e planifikuar, dhe çështja e valutës është e planifikuar për punën e vaksinimeve, mendoj se do të ketë një tjetër event të madh të rremë”.

“Do të ketë ndonjë tip eventi si për shembull prezantimi i jetës nga jashtë planetit Tokë, dhe ne do të bombardohemi me këtë informacion të pavërtetë, për një pushtim”.

Ai vijonte më tej duke folur sesi “askush nuk do të besonte se do të ndodhte” pandemia Covid, teksa përsëriste idetë e tij se në fakt e gjitha ishte një “vrasje masive”.

Ai shtonte: “Këto janë mendime të kthjellëta. Po të flasim në mënyrë globale, asnjë nga besimet zyrtare të botës nuk duan të flasin apo të diskutojnë për këtë”.

Buttar raportohet se jetonte me gruan e tij Debbie, një shkrimtare librash për fëmijë. Ata kanë tre fëmijë, bijën Sara, dhe djemtë Rahan e Abre, për të cilët nuk ka shumë detaje.

Rrjeti i njohur për ‘dezinformacion’ Next News Network publikonte shpesh video të Buttar gjatë kohës së sëmundjes në 2020.

Aty Rashid Buttar promovonte teorinë e tij se COVID-19 ishte krijuar nga drejtori i agjencisë epidemiologjike NIAID, Anthony Fauci.

Ai bënte gjithashtu të tjera pretendimet të rreme, duke përfshirë ato se COVID-19 shkaktohej nga “gjurmët kimike” të avionëve dhe nga rrjeti celular 5G.

Shumë nga videot e tij në YouTube fshiheshin pasi thyenin rregullat e komunitetit të rrjetit YouTube (Community Guidelines).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera