Lajme

Ndahet nga jeta 26-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve

Autori: Gazeta inFokus 12:28 | 18 October 2023

Ka vdekur të martën Qendresa Llapashtica-Ismajli, 26-vjeçe, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë.

Bashkëshorti i saj, Erduan Ismajli, ka njoftuar sot me pikëllim të thellë për vdekjen e 26-vjeçares, e cila ndodhej në trajtim mjekësor në Turqi.

“Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë ju njoftojmë se me 17.10.2023 ndërroi jetë më e dashura jonë Qendresa Llapshtica-Ismajli”, shkroi Erduan Ismajli në rrjetin social Facebook.

-Advertisement-

Qendresa Llapashtica-Ismajli vuante nga sëmundja e leukemisë akute dhe për shërimin e saj, disa javë më parë, ishin kërkuan 130 mijë euro, të cilat ajo dhe familja e saj nuk kishte mundësi t’i përballonte.

Ajo ishte e martuar dhe nënë e dy fëmijëve (dy vjeç dhe dy muajsh).

Varrimi i saj do të bëhet sot te varrezat e Dragodanit në orën 13:00.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera