Rozë

Ndahet çifti i njohur pas tri vjetësh lidhje

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 03 June 2022

Çifti i njohur, Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në Instagram vetë artisti italian.

“I uroj vetëm me të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua”, ka shkruar ai ndër të tjera në një deklaratë të gjatë.

Sipas People, dyshja janë ndarë në mënyrë miqësore.

-Advertisement-

“Oraret e tyre kontradiktore çuan në një ndarje të madhe kohe që përfundimisht rezultoi në ndarje”, tha një burim i brendshëm për gazetën.

Kujtojmë që Mascolo, 28-vjeç, i propozoi Thorne, 24-vjeçe, në mars pas gati dy vitesh lidhje./abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera