Lajme

Ndahen 124 mijë euro për shtatore të Demaçit, projekti kritikohet

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 19 June 2019

124 mijë euro për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit, KMDLNJ kërkon mauzole për veprimtarin, raporton T7

Në këtë vend do ndërtohet shtatorja e veprimtarit për çështje kombëtare, Adem Demaçi.

Figura e Demaçit e bërë prej bronzit do të jetë e gjatë rreth katër metra.

-Advertisement-

Qeveria e Kosovës për të ka ndarë 120 mijë euro.

Ajo pritet të përcillet me lapidar me thënie të burrështetasve kosovarë që kanë lënë gjurmë në histori.

Megjithatë, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kritika karshi këtij projekti.

Behxhet Shala po kërkon të ndërtohet një muze i vogël për ta nderuar Demaçin.

Ky Këshill po ashtu ka kërkuar që të zhvendoset edhe kufoma e Demaçit.

Qeveria e Kosovës vitin e kaluar pati marrë vendim për ndërtimin e shtatores së Demaçit, derisa aktualisht është hapur tenderi për të gjithë skulptorët që duan të projektojnë figurën e veprimtarit.

Po ashtu Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që Parku i Qytetit të emërohet “Adem Demaçi”, emrin e veprimtarit do e mbajë edhe autostrada Prishtinë-Pejë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera