Lajme

Natyra Kuqi: Në një botë normale Arben Vitia nuk do të dilte nga shtëpia

Autori: Gazeta inFokus 22:13 | 04 November 2021

Aktivistja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia, në një botë normale nuk do të dilte nga shtëpia.

Kjo sepse, sipas saj, Arben Vitia ka mëkat si ish-ministër i Shëndetësisë. Kuçi tha paaftësia e Vitisë në menaxhimin e pandemisë solli vdekjen e shumë njerëzve.

“Në një botë normale Arben Vitia nuk do të dilte nga shtëpia. Nuk do të qeshte edhe nëse do të kishte vetëm një mëkat, atë të njerëzve të shumtë që humben jetën për shkak te dështimit të tij, paaftësisë së tij me menaxhimin e pandemisë”, është shprehur Kuçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival

Të tjera