Lajme

Natyra Kuçi thumbon rënd punësimet familjare të zyrtarëve qeveritar

Autori: Islam Morina 17:36 | 24 July 2021

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thumbuar keq zyrtarët qeveritar që po vazhdojnë punësimet mbi baza të familjarizimit, shkruan Gazeta Infokus.

“Ofertë e jashtëzakonshme verore: merre pushtetin dhe punëso familjarët falas!”, ka shkruar Kuçi në rrjetin social Facebook.

Ndryshe ministri i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë, motrën Suljota Aliu dhe vajzën e axhës, Nita Kelmendi – Hysa.

-Advertisement-

Me 15 korrik të këtij viti, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar vendimin për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në këtë Këshill, janë deleguar Besnik Stavileci, Bekim Fusha dhe Suljota Aliu.

Emri i fundit i deleguar në këtë Këshill nga Ministra e Shëndetësisë, është emri i motrës së ministrit Liburn Aliu. Pra motra e Liburn Aliut, Sulojta është deleguar në cilësinë e anëtares së Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

Në cilësinë e anëtareve të Këshillit Mbikëqyrës të Odës së Farmacistëve të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë ka deleguar Nita Kelmendi – Hysa dhe Pranvera Osmani – Zhushi.

Nita Kelmendi – Hysa, është vajza e axhës së ministrit të Infrastrukturës dhe zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes (VV), Liburn Aliu.
Kujtojmë se gjatë fushatës zgjedhore kryeministri Albin Kurti, para se të vinte në pushtet, i cili është edhe shef në parti e Qeveri i Liburn Aliut, kishte deklaruar se në qeverisjen e tij nuk do të bëheshin punësime familjare nëpër ministri.

Sipas tij familjarët janë vetëm për dasma dhe ndeja private, dhe jo për punësim në ministri/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera