Lajme

NATO urimin për Vitin e Ri e fillon në gjuhën shqipe

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 30 December 2017

Aleanca Veri – Atlantike, NATO ka bërë një urim për vitin e ri, duke e thënë atë pjesë – pjesë, në gjuhët e të gjitha shteteve anëtare.

E veçanta e këtij urime për ne është se ai fillon në gjuhën shqipe.

NATO duket se ka zgjedhur që kjo të bëhet në bazë të rendit alfabetik, dhe duke ditur se Shqipëria (Albania), si anëtare e kësaj aleance, është shtet me shkronjën e parë të alfabetit, atëherë urimi i NATO’s, ka nisur në shqip.

-Advertisement-

Në këtë urim për Vitin e Ri, të aleancës 29 anëtarshe, tregohet për përkushtimin e kësaj aleance ushtarako-politike, për të ruajtur paqen në botë, e veçanërisht në shtetet anëtare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera