Lajme

NATO synon reformimin

Autori: Gazeta inFokus 21:27 | 26 November 2020

Një vit pasi presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se NATO po vuante nga “vdekja e trurit”, një grup ekspertësh paraqitën sot një mori reformash për të ndihmuar rinovimin e Aleancës së mbrojtjes.

Raporti i paraqitur nga ekspertët bën sugjerime konkrete, të tilla si koordinim më i ngushtë duke mbajtur më shumë takime të ministrave të Jashtëm ose duke shtuar lloje të reja takimesh në kalendarin e Aleancës, raporton ATSh.

Gjithashtu, në të përfshihet një rekomandim për të vështirësuar bllokimin e vendimeve të Aleancës me veto nga shtetet anëtare individuale.

-Advertisement-

Përveç kësaj, paneli i ekspertëve rekomandon përshpejtimin e mënyrës se si grupi i vendeve reagon politikisht ndaj kërcënimeve të sigurisë ose krizave ndërkombëtare.

Raporti përmban rreth 140 rekomandime konkrete dhe do të diskutohet në një takim të ministrave të Jashtëm të NATO-s që fillon të martën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera