NATO: S’ka rrezik që Rumania të futet në luftë me Rusinë
Autori: Gazeta inFokus
17:52 | 11 September 2023
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, tha se “nuk ka rrezik” që anëtarja e aleancës, Rumania, të futet në luftë pas incidenteve të fundit, kur u gjetën fragmente të një droni në territorin e saj, pranë kufirit me Ukrainën e përfshirë në luftë me Rusinë.
“Gjëja më e rëndësishme është që të rikonfirmojmë faktin që nuk ka asnjë tregues të një veprimi të qëllimshëm [nga Rusia] për të sulmuar territorin rumun, rrjedhimisht territorin e NATO-s”, tha Geoana për gazetarët gjatë një vizite që i bëri një shkolle afër kryeqytetit rumun, Bukuresht.
Komentet e zëvendësshefit të NATO-s vijnë disa ditë pasi autoritetet rumune dy herë konfirmuan se kanë gjetur fragmente të dronëve në territorin e tyre, pas sulmeve që forcat ruse kryen ndaj porteve të Ukrainës në lumin Danub, që gjenden përtej kufirit të Rumanisë.
Por, afërsi e sulmeve të Rusisë në pjesën tjetër të Danubit ka bërë që qytetarët rumunë që jetojnë aty pranë, të kenë frikë se shteti i tyre mund të përfshihet në luftë.
“Kur dëgjoni zhurmat e luftës disa qindra metra larg shtëpisë tuaj, vendit tuaj të punës, ato do të gjenerojnë emocion dhe ankth”, th Geoana, që më herët ka qenë ministër në Rumani dhe ambasador në SHBA. “Por, nuk ka asnjë rrezik që Rumania të përfshihet në këtë konflikt”.
Pas zbulimit të dytë të fragmenteve të dronëve të shtunën, presidenti rumun, Klaus Iohannis, tha se ato ishin “të ngjashme me ato që përdoren nga ushtria ruse” dhe se incidenti lë të kuptohet se ka pasur “shkelje absolutisht të papranueshme të hapësirës ajrore sovrane të Rumanisë, aleates së NATO-s, me rreziqe reale të sigurisë për qytetarët rumunë në atë zonë”.
“Dua ta siguroj publikun rumun dhe veçanërisht ata që janë në kufi me Ukrainën se nuk kanë asnjë arsye për t’u shqetësuar”, tha Geoana, duke shtuar se ai do të vizitojë atë zonë.
Javën e kaluar, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët kanë parë “incidente të tjera në Poloni dhe gjetkë”, por nuk elaboroi më shumë.
Sipas nenit 5 të sigurisë kolektive, të 31 anëtarët e NATO-s zotohen se do të ndihmojnë çdo shtet anëtar që sulmohet. Në të njëjtën kohë, ka shqetësime se NATO mund të futet në një luftë me Rusinë nëse ndodh ndonjë incident i vogël apo ndonjë gabim. /REL

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



































