NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 21:54 | 08 August 2018
NATO-ja por rrit influencën e saj në Ballkanin Perëndimor ndërkohë që përgatitet të ngrejë bazën e parë ajrore në rajon si dhe i ka kërkuar vendeve të Ballkanit t’i bashkohen zyrtarisht aleancës, shkruan prestigjozja britanike “Express”.
Më 4 gusht, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi se NATO-ja synon të ndërtojë bazën e saj të parë të Ballkanit Perëndimor në qytetin e Kuçovës, ndërkohë që punimet do të fillojnë këtë vit.
Kryeministri theksoi gjithashtu se “zyrtarët janë duke diskutuar me SHBA-në për të modernizuar kapacitetet ajrore të Shqipërisë”.
Shqipëria u bë pjesë e NATO-s që në vitin 2009 dhe është ende duke zëvendësuar arsenalin e vjetëruar të armatimeve.
Ky vend ka dalje në detin Adriatik dhe Jon, si dhe ndodhet në veriperëndim të Greqisë, transmeton atsh.
Kryeministri Rama njoftoi nëpërmjet profilit të tij në “Facebook” se Këshilli i Atlantikut të Veriut i NATO-s do të investojë 50 milionë euro.
Kjo bazë do të përdoret për furnizim ajrore, mbështetje logjistike, patrullim ajror dhe trajnime.
Baza do të përdoret gjithashtu edhe nga forcat ajrore shqiptare.
Zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s, Rose Gottemoeller, tha se “Aleanca do të mbështesë reformat në Kosovë, përfshirë krijimin e forcave të saj të armatosura të rregullta”.
BE-ja ka ndihmuar gjithashtu duke u zgjeruar me Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë të cilat janë shtete që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian.
Bosnje Hrecegovina dorëzoi formalisht kërkesën për anëtarsim në BE në vitin 2016.
Gjithashtu, Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë firmëtare të Marrëveshjes për Stabilizim Asocim me BE-në, një marrëveshje që ka edhe një klauzolë ushtarake.
Ka gjithashtu përpjekje për të reduktuar varësinë energjetike të rajonit nga Rusia.
Projekti i Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) është në fazë ndërtimi dhe shtrihet nga Deti Kaspik deri në Shqipëri por shkon edhe në veri të Ballkanit Perëndimor. /
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...