Lajme

NATO i reagon ashpër kërcënimeve të Putnit

Autori: Gazeta inFokus 10:25 | 03 March 2018

Paralajmërimet e presidentit Vladimir Putin ndaj aleatëve të NATO-s janë të papranueshme dhe nuk ndihmojnë përpjekjet për të zbutur tensionet.

Kështu janë deklaruar nga aleanca euroatlantike pasi kreu rus, njoftoi për zhvillimin e një sërë armësh të reja bërthamore.

Tashmë i zemëruar me zgjerimin e NATO-s drejt lindjes në sferën e saj të vjetër të influencës sovjetike, Putin tha në një fjalim të enjten se çdo sulm ndaj aleatëve të Moskës do të konsiderohej si një sulm ndaj vetë Rusisë dhe përgjigja do të ishte e menjëhershme.

-Advertisement-

Ndërkohë që ishte e paqartë se cilin aleat Putini e kishte në mendje, NATO tha se fjalimi nuk ndihmoi në uljen e tensioneve që u rritën kur Rusia e aneksoi Krimenë e Ukrainës katër vjet më parë.

“Deklaratat ruse që kërcënojnë aleatët janë të papranueshme dhe kundërproduktive,” tha në një deklaratë zëdhënësja e NATO-së Oana Lungesku.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera