“NATO qëndron me Ukrainën për aq kohë sa duhet”/ Stoltenberg: Ne duhet t’i japim atë që i duhet për të fituar

Autori: Gazeta inFokus
06:52 | 14 February 2023
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, po tregon sërish mbështetjen për Ukrainën, ndërsa lufta me Rusinë vijon prej më pak se një viti.
Ai u shpreh se duhet të vazhdojnë t’i ofrojnë Ukrainës gjërat që i duhen për të fituar luftën.
“Ne do të rrisim dhe mbështesim mbështetjen tonë për Ukrainën. Pothuajse një vit nga pushtimi, presidenti Putin nuk po përgatitet për paqe, ai po fillon ofensiva të reja. Ne duhet të vazhdojmë t’i ofrojmë Ukrainës atë që i duhet për të fituar dhe për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Stoltenberg.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s shtoi Perëndimi është në një garë logjistike me Rusinë.
“Aftësitë kryesore… duhet të arrijnë në Ukrainë përpara se Rusia të marrë iniciativën në fushën e betejës. Shpejtësia do të shpëtojë jetë. Mesazhi ynë është i qartë – NATO qëndron me Ukrainën për aq kohë sa duhet”, shtoi më tej ai.
Sipas Sky News, Stoltenberg deklaroi se aleanca ka në plan të rrisë objektivat e saj për rezervat e municioneve, të cilat po shterohen nga lufta.
“Lufta në Ukrainë po konsumon një sasi të madhe municionesh… Kjo i vë nën tendosje industritë tona të mbrojtjes. Kështu që ne duhet të rrisim prodhimin dhe të investojmë në kapacitetet tona prodhuese. NATO qëndron me Ukrainën për aq kohë sa duhet“, tha ai.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...