Lajme

NATO përsërit: Rusia të ndërpresë menjëherë pushtimin e Ukrainës

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 03 March 2022

NATO, duke dënuar pushtimin në Ukrainë, ka kërkuar nga Rusia që menjëherë të ndërpresë agresionin e saj në Ukrainë dhe të tërheqë të gjitha forcat nga ky territor, shkruan Gazeta Express.

“NATO dënon fuqishëm pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës – e cila është një vend i pavarur, paqësor dhe demokratik, si dhe një partner i afërt i NATO-s. Aleanca i bën thirrje Rusisë që menjëherë të ndërpresë sulmin ushtarak, të tërheqë të gjitha forcat nga Ukraina dhe të kthehet prapa nga rruga e agresionit që ka zgjedhur”.

Një ditë pas hyrjes së forcave ruse në Ukrainë, NATO u mblodh më 25 shkurt dhe tha se është e zotuar për të respektuar nenin 5 të Traktatit të Washingtonit, i cili thotë se sulmi ndaj një vendi anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjitha vendeve./Express

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera