Lajme

NATO i kërkon Koresë V. të braktisë armët e shkatërrimit në masë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 July 2017

NATO i bëri thrrje Koresë së Veriut që të ndalojë menjëherë programet me raketa balistike dhe bërthamore dhe të angazhohet në dialog.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë: Koreja e Veriut duhet t’i përmbushë detyrimet ndërkombëtare. Ndalojini të gjitha aktivitetet që lidhen me programet e raketave balistike dhe bërthamore. Braktisni njëherë e përgjithmonë të gjitha armët e shkatërrimit në masë dhe angazhohuni në dialog me komunitetin ndërkombëtar”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai i bëri këto komente në Bruksel, derisa priti kryeministrin e Japonisë, Shinzo Abe.

-Advertisement-

Koreja e Veriut ka kryer testin e radhës me raketë balistike ndërkontinentale më 4 korrik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera