Lajme

NATO-ja dislokon forca shtesë në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 30 May 2023

Aleanca Veri-Atlantike ka marrë vendim që të angazhojë në Kosovë Forcën Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor, e cila ka qenë në gjendje gatishmërie.

Këtë vendim NATO-ja e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, ku thuhet se kjo po bëhet si përgjigje ndaj trazirave të ndodhura së fundmi në veri të vendit.

“Në përgjigje të trazirave të fundit dhe lëndimit të 30 anëtarëve të KFOR-it, NATO ka drejtuar vendosjen e Forcave Rezervë Operacionale (ORF) për Ballkanin Perëndimor, e cila ishte në gatishmëri shtatë-ditore”, thuhet në njoftimin për media.

-Advertisement-

Pjesëtarë të KFOR-it janë përleshur të hënën, 29 maj, me protestuesit serbë në Zveçan, të cilët kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarit të ri shqiptar në ndërtesën komunale./Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera