Rajoni dhe Bota

NATO “i tregon derën” gjysmës së misionit rus: Moska paralajmëron hakmarrje!

Autori: Gazeta inFokus 12:36 | 07 October 2021

NATO njoftoi se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pasi u zbulua se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u përkisnin shërbimeve të inteligjencës në Moskë.

Një zyrtar i NATO-s i tha Radios Evropa e Lirë se aleanca “ka forcuar mbrojtjen, në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë”, por shtoi se është ende e gatshme të përfshihet në dialog.“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin oficerë të padeklaruar të inteligjencës ruse”, i tha Radios Evropa e Lirë zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti

“Ne gjithashtu mund të konfirmojmë se kemi zvogëluar numrin e pozicioneve që Federata Ruse mund t’i akreditojë në NATO [nga 20] në 10”, tha ai.

-Advertisement-

Sky News raportoi se vendimi u mor pas “dyshimeve për aktiviteteve dashakeqe të Rusisë gjatë viteve të fundit”. Ligjvënësi rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje, njofton agjencia ruse e lajmeve Interfax.

Marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. NATO-ja dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore ruse dhe shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera