NATO i kërkon Kosovës të “shtensionojë menjëherë situatën” në veri

Autori: Gazeta inFokus
10:41 | 27 May 2023
Aleanca ushtarake e NATO-s i bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të shtensionojnë menjëherë situatën në veri të shtetit, një ditë pas përplasjeve mes Policisë së Kosovës dhe grupeve lokale të serbëve.
“Ne u bëjmë thirrje institucioneve në Kosovë të shtensionojnë menjëherë situatën dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të zgjidhin situatën përmes dialogut. Misioni i NATO-s, KFOR, vazhdon të jetë vigjilent dhe të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi në Twitter, zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu.
Më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit, me asistimin e Policisë së Kosovës hynë në ndërtesat komunale, për të nisur punën, pasi një ditë më parë bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale.
Hyrja e tyre në zyrat e komunave u kundërshtua nga grupe të serbëve lokalë. Policia e Kosovës ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërkaq serbët lokalë hodhën gurë në drejtim të tyre.
Të paktën pesë policë pësuan lëndime.
Faktori ndërkombëtar, në krye me Shtetet e Bashkuara, dënuan veprimet e Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që menjëherë të ulen tensionet.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se i kupton shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, megjithatë, sipas tij, çdo opsion tjetër “do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë sonë ndaj kryetarëve të rinj”.
Ndërkaq, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovës, KFOR, tha më 26 maj se situata e krijuar “është jashtëzakonisht e rrezikshme për procesin e normalizimit [të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” dhe se “rrezikon përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”.
KFOR dënoi “aktet e njëanshme”, teksa u bëri thirrje të gjitha palëve që të përmbahen nga dhuna.
Në katër komunat në veri të Kosovës, në zgjedhjet e 23 prillit u zgjodhën katër kryetarë të rinj shqiptarë, pasi në këto zgjedhje të jashtëzakonshme nuk morën pjesë partitë serbe.
Zgjedhjet u mbajtën pas dorëheqjes së kryetarëve nga radhët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve të Kosovës – në nëntor të vitit të kaluar.
Kjo parti i braktisi të gjitha institucionet e Kosovës, për shkak të vendimit të Qeverisë në Prishtinë për të kryer procesin e riregjistrimit të makinave me targa ilegale serbe.
Zgjedhjet u bojkotuan nga popullata shumicë serbe në atë zonë, e cila tani nuk i pranon rezultatet, përkatësisht kryetarët e rinj.
Pjesëmarrja në zgjedhjet e prillit ishte 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar./REL

Të tjera
-
Shqiptari në Gjermani kthen picerinë në vendtakim për pazaret e “Ndranghetës” (EMRI)
Disa trafikantë shqiptarë të përfshirë në një mega trafik droge në Europë, si...
-
Dikur zëvendës i Trump, sot në garë kundër tij, Mike Pence shpall kandidaturën për President të SHBA-së
Ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve Mike Pence po hyn zyrtarisht në garën për pr...
-
Tahiri: Kurti po e futë Kosovën në një rrugë qorre, s’e ka informuar as presidenten për veprimet në veri
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri thotë se duhet thënë e vërteta për veriun dh...
-
17-vjeçari shqiptar i zhdukur prej 5 muajsh në Britani, familjarët: Nuk kemi asnjë lajm
Një adoleshent shqiptar është zhdukur pa lënë gjyrmë në Britani. Mediat angle...
-
500 trupat shtesë të NATO-s arrijnë në Kosovë, zbulohet biseda e shefit të NATO-s me Erdoganin
NATO ka dalë me një njoftim për arritjen e 500 ushtarëve turq në Kosovë, pas ...
-
Nervozohet Peci e quan Avdullah Hotin analfabet
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, i është kundërpërgjigjur deputetit të LDK-s...
-
Sekuestrohen tri armë zjarri, dy prej tyre janë përdorur për tentim vrasje dhe gjuajtje me armë
Policia e Kosovës ka sekuestruar tri armë, dy prej të cilave janë përdorur pë...
-
Hoti: Zero investime kapitale në bujqësi, ministri Peci është bërë inspektor kundër duhanit, por është ministër i bujqësisë
Nënkryetari dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se ministri i Bujqë...
-
KFOR mundëson largimin e veturës së bllokuar të Policisë nga protestuesit serbë në Zveçan
Një zyrtarë policor ka tentuar të dal me veturën e Policisë nga mes zona e si...
-
AGK: Gazetarët hasin në vështirësi për të marrë përgjigje nga institucionet e drejtësisë
Gazetarët në Kosovë po vazhdojnë të përballen me vonesa në përgjigje dhe komu...
-
Reshje shiu dhe temperatura deri në 31 gradë, çfarë pritet nga moti këtë javë
Moti pritet të jetë i paqëndrueshëm edhe këtë javë. Paraditja do të jetë krye...
-
Gjykimi ndaj Pjetër Shalës, dëshmitarit i paraqiten fotografi për identifikim të personave
Dëshmitari i shtatë (me kodin 1) është duke vazhduar dhënien e dëshmisë së ti...