NATO forcon mbrojtjen në të gjithë Evropën

Autori: Gazeta inFokus
09:25 | 29 November 2022
Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen për dy ditë me radhë në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht, duke filluar nga dita e martë. Ata pritet të zotohen për mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën kundër agresionit rus.
Në një konferencë shtypi të hënën, pas një takimi me Presidentin e Rumanisë Klaus Iohannis, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i kërkoi aleancës të rrisë mbështetjen e saj në rajon. “Investimi në mbrojtjen tonë është thelbësor, pasi po përballemi me krizën më të madhe që i kanoset sigurisë në një brez”.
Zoti Stoltenberg tha se si përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë, NATO po përforcon praninë nga Baltiku në rajonin e Detit të Zi, shkruan Zëri i Amerikës.
Kreu i aleancës tha gjithashtu se janë dislokuar grupe të reja beteje, përfshirë një të udhëhequr nga Franca në Rumani, ndërsa avionët luftarakë nga Kanadaja po ndihmojnë: “për të ruajtur qiejt tanë të sigurt dhe raketat amerikane Patriot po forcojnë mbrojtjen e NATO-s. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme për të garantuar mbrojtjen e të gjithë aleatëve tanë”.
Zoti Stoltenberg theksoi gjithashtu mbështetjen e vendeve partnere që përballen me trysni nga Rusia, si Bosnja Hercegovina, Gjeorgjia dhe Moldavia.
Presidenti rumun Klaus Iohannis tha se vendimi i arritur në takimin e Madridit për të rritur numrin e trupave e pajisjet ushtarake të NATO-s në krahun lindor të aleancës, duhet të hyjë në fuqi sa më shpejt të jetë e mundur.
Zoti Stoltenberg përsëriti angazhimin e NATO-s për të miratuar kërkesat për anëtarësim të Suedisë dhe Finlandës, gjë që do të zgjeronte krahun lindor të NATO-s.
Ai tha se Rusia po përdor dimrin si armë, duke goditur infrastrukturën jetike të Ukrainës e duke lënë civilët pa energji e ngrohje.
“Ne nuk mund ta lëmë Putinin të fitojë”, tha zoti Stoltenberg. “Ky do të ishte një sinjal për udhëheqësit autoritarë në mbarë botën se ata mund të arrijnë qëllimet e tyre duke përdorur forcën ushtarake, duke e bërë botën një vend më të rrezikshëm për të gjithë ne. Pra, është në interesin tona të sigurisë të mbështesim Ukrainën”, tha ai.
“Ne duhet të jemi të përgatitur për më shumë sulme”, shtoi shefi i NATO-s. “Kjo është arsyeja pse NATO ka rritur mbështetjen e saj për Ukrainën me sisteme shtesë të mbrojtjes ajrore, si dronë, raketa me vetëdrejtim e balistike”.

Të tjera
-
Ndërron jetë polici që u plagos në Kaçanik
Ka ndërruar jetë zyrtari policor M.Lika, që u plagos sonte në Kaçanik. ...
-
Kurti shtron darkë për sekretarin e Jashtëm britanik
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka shtruar darkë për sekretarin e Jashtë...
-
Ky është polici që dyshohet se u gjuajt me armë në Kaçanik
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Ak...
-
Të shtëna me armë në Kaçanik, plagoset rëndë një person
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte në qendër të Kaçanikut. Burime...
-
Çitaku: PDK dhe VV nuk mund të bashkëqeverisin, kemi shumë dallime
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku si dhe deputetja e zg...
-
“Mesazhet” e LDK-së, tri të vërteta që duhet t’i dini sipas Lushaku-Sadriut
Kryetarja e Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, ka reaguar pas bisedave të k...
-
Çitaku: Nuk e kemi sulmuar asnjëherë LDK-në
Në ”Click” të RTV21 nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se PDK-ja nu...
-
Trump e përmendi si ambasadorin e mundshëm të SHBA-së në OKB, Richard Grenell mohon se do të pranojë këtë pozitë
Richard Grenell, i dërguari i presidentit Donald Trump për misionet speciale,...
-
Lutfi Haziri për bisedat e anëtarëve të kryesisë: Ata që i kanë futur duart në skema, s’janë të LDK’së
Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri, është deklaruar për komunikimet e brendsh...
-
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy do ta vizitojë Kosovën
Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, do të vizitojë Kos...
-
IPK-ja konfirmon se i dyshuari për aksidentimin e këmbësores në Qyshk, është një zyrtar policor
IPK-ja deklaron se është informuar nga Policia e Kosovës për një aksident me ...
-
Çitaku e konfirmon se PDK ka pasur takime me partitë opozitare
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se PDK-ja ka realizuar disa ...